Thursday, 3 January 2013

Lana Del Rey vuante nga ostracizmi ne shkolle



Kengetarja Lana Del Rey ka dhene nje interviste ekskluzive per revisten franceze "Les inrockuptibles", ne te cilen flet me ciltersi per muziken, vetmine dhe teprimet e saj te rinise.
E kane dashur dhe e kane urryer ne raport te barabarte. Lana Del Rey eshte nje nga fenomenet e muzikes me interesante e 2012, nje interpretuese cila mban imazhin e saj glamour te ikonave femerore te viteve 50' dhe 60'. Sapo ka publikuar 'Born To Die-The Paradise Edition', qe eshte nje ripublikim i albumit te saj fillestar dhe ne te cilin ndodhen 8 kenge te reja, por gjithashtu dhe kenge te njohura si 'Ride', 'Bel Ai' dhe 'Blue Velvet'.
Artistja amerikane pohon se qe ne femijerine e saj, eshte ndjere gjithmone e vetme."Enderroja te merrja pjese ne nje komunitet shpirtrash. Gjithmone kam kerkuar per njerez te tjere. Ne shkolle vuaja nga ostracizmi. Miqte qe une kam gjetur, i kam gjetur me kohen.
Persa i perket shqetesimeve qe kane lidhje me boten e muzikes, thote se jane patetike: "Ku qendron problemi? Me keq per ta nese me urrejne te gjithe. Ne qofte se vazhdoj apo jo ne boten e muzikes, eshte dicka qe nuk ka rendesi".
Persa i perket krijimtarise se saj lindi ne nje ambjent "te viteve 60', me amerikan dhe me paqesor. Nuk kisha deshire t'i dergoja kenget e mia producenteve te cilet do t'i modifikonin per "beats" e tyre, deshiroja qe te qendronin natyrale".
Gjithashtu thote se pinte shume gjate adoleshences se saj, qe kur ishte 15 apo 16 vjec. Qe pas moshes 20 vjec eshte shume e dhene "per te ndihmuar personat qe duan te lejne alkolin. Dite e nate jam ne qender per te ndihmuar ata qe jane ne trajtim e siper. Jam shume mirenjohese qe jetoj akoma, cdo dite jap falenderime".

-Anne ♥

Join us on facebook.

No comments:

Post a Comment